Lugina voton sot, Beogradi në provë: A do të ndryshojë Serbia pas Vuçiqit?

37.759 shqiptarë votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Por prova e vërtetë për Serbinë e re nuk është ajo që premton Beogradi, por nëse do të ndalet pasivizimi i adresave, do të respektohen të drejtat e shqiptarëve dhe do të ketë drejtësi për sulmin në Banjskë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë sot për përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar Shqiptar, në një proces që zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë dhe rajonin.
Plot 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Veçantë Zgjedhore kanë të drejtë vote, ndërsa në garë janë katër lista me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë 29 vendet në këtë institucion.