Kurti fton mërgatën në Francë të kthehen për të kontribuar në Kosovë, specifikon prokurorinë

Gjatë vizitës në Francë, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Albin Kurti është takuar edhe me diasporën shqiptare.
Gjatë vizitës në Francë, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Albin Kurti është takuar edhe me diasporën shqiptare.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai dëgjohet duke e ftuar diasporën që të kthehet në Kosovë.
“Drejtësia edhe arsimi janë dy shtyllat me të cilët do të matemi pas disa vjetëve ndoshta edhe dekadave, se çfarë bëmë dhe çfarë nuk bëmë. E kjo është shumë e rëndësishme për rrugën tonë përpara dhe këtu po na nevojitet shumë ndihma e juaj. Me fjalë tjera, nëse dikush prej juve është avokat këtu, unë shumë kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë” – thotë Kurti gjatë një fjalimi para pjesëmarrësve.