Dhuna në familje nuk ndalet: 11 raste brenda 24 orëve, arrestime në disa qytete

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncime për dhunë janë paraqitur në disa komuna të Shkupit, si dhe në Prilep, Strumicë, Veles, Gostivar, Ohër dhe Probishtip.
Në SPB Prilep, një grua ka denoncuar se për një kohë të gjatë ishte përndjekur dhe shqetësuar nga ish-partneri i saj. Sipas denoncimit, ai paraqitej në vendin e saj të punës, e ndiqte deri në shtëpi dhe i dërgonte mesazhe me përmbajtje fyese.